Report TV - Kukës,bashkia shemb objektet pa leje, qytetarët i bashkohen aksionit

2016-09-27 7

Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit ka nisur një aksion për shembjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat ishin ndërtuar në vende të ndryshme, por ndryshe nga sa ka ndodhur në qytetet e tjera qytetarët i janë bashkuar këtij aksioni.

Të indinjuar prej vitesh që këto objekte kishin zënë hapësirat e gjelbëruara apo edhe hapësira brenda territorit të pallateve, qyetatrët e Kukësit thonë se aksioni i bashkisë më në fund poi rikthen këtij qyteti pamjen e dikurshme.

Ata shtojnë se këto objekte kishin sjellë një imazh jo qytetarie në këtë qytet i cili ëhstë relativisht i ri, pas përmbytjesd së Kukësit të vjetër.

Bashkia e Kukësit prej disa ditësh falë edhe mirëkuptimit të qytetarëve ka shembur në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IKMT-në vendore rreth 200 objekte pa leje si mure rrethuese,kontinierë e garazhe.

Synimi këtyre shembjeve është hapja rrugë e zbatimit të projekteve nga ana e Bashkisë Kukësit, po ashtu edhe vënia e hapsirave në dispozicion të qytetarëve.

Free Traffic Exchange