Report TV - Veliaj dhuron pajisje shkollore në Morinë: Tirana bujare me të gjithë

2016-09-27 5

Pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare ?Gani Duraku? në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t?i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj. Në atë letër, drejtori Doçi shprehte nevojën për disa tavolina, karrige, stola e pajisje të tjera shkollore, për të zhvillimin normal të mësimit.

Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës e mbajti fjalën, duke u nisur për në Morinë, bashkë me bazën materiale të nevojshme për përmirësimin e mësimdhënies në shkollën ?Gani Duraku?, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit, grupit të nxënësve dhe mësuesve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.