Report TV - PD takim me maturantët, Duma: Ekselentët janë jashtë universiteteve

2016-09-27 0

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike dhe ai për Aksionin Qytetar Ervin Salianji kanë takuar sot maturantët të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të përzgjedhjes së maturantëve për në universitete.

Grida Duma iu ka thënë maturantëve se me këtë reformë në arsim studentët e ekselencës do të mbeten jashtë dyerve të universiteteve, ndërkohë që Salianji ka thënë se, PD do të mbështesë protestat e tyre dhe do dërgojë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve ekspertë të saj për të parë nga afër mënyrën e përzgjedhjes, pa lënë mënjanë edhe kërkesën për dorëheqjen e ministres Lindita Nikolla.

?Ekselentët më këtë reformë në arsim do të mbeten jashtë universiteteve. Nga e gjithë Shqipëria më shumë se 628 denoncime kanë ardhur në portalin e PD-së. Ekselentët nuk pranojnë degë çfarëdo, në fazën e parë, të dytë, të tretë apo kurdo. Kjo reformë duhet zhbërë, pasi nuk është sipas sistemit meritë-preferencë? tha ajo.

?Qindra maturantë të shkëlqyer janë jashtë universiteteve. Shqetësimi kryesor i juaji se kjo është reforma e padrejtësisë së madhe. Ajo favorizon disa studentë të tjerë dhe lë prapa maturantët e shkëlqyer. Nuk ka sistem pikëzimi të qartë. Ju do mbeteni pa shkollë, sistemi arsimor do jetë në kaos, viti akademik do shtyhet. Qeveria të anulojë raundin e parë, të kthejë sistemin e pikëzimit. Do iu mbështesim në protesta, do kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla? tha ai.

Free Traffic Exchange