Vijon mungesa e teksteve shkollore. Prindërit dhe nxënësit ende nuk janë pajisur me të gjithë librat, pavarësisht se jemi 4 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor.
Përveç Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe shumë qytete të tjerë, mungesë të theksuar të librave ka edhe ne rrethin e Krujës.
Si për çudi, fëmijët që do të fillojnë klasën e parë, ende nuk dihet nëse do të kenë abetaren, në ditën e parë të shkollës. Prindërit në Fushë-Krujë thonë se fëmijët e tyre ende nuk kanë të gjithë libra.
Një tjetër problem është edhe mospajisja e komuniteteve të veçanta me tekste shkollore.
Komuniteti rom në disa qytete nuk është pajisur me libra.
Mungesa ka ardhur për shkak se jot ë gjitha tekstet shkollore janë pajisur me hologram, një pullë që është dhënë me tenderim nga Ministria e Arsimit por që nuk është përgatitur në kohë.