Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Fierit. Prej 6 vjetësh një vajzë 12 vjeçare abuzohej seksualisht nga njerku i saj.
E mitura ka denoncuar në Policinë e Fierit një ditë më parë abuzimin seksual, ndërsa policia ka vënë në pranga nënën e saj 40 vjeçe dhe bashkëjetuesin 52 vjeç.
Sipas policisë së Fierit në pranga kanë rënë nëna me inicialet S. Y. 40-vjeçe dhe bashkëjetuesi I. H. 52-vjeç banues në fshatin Mbyet në Fier.
Nëna e vajzës dhe bashkëjetuesi i saj u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën.
Sipas kallëzimit të bërë nga vetë e dhunuara, njerku me inicialet I. H. 52-vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me te miturën që në moshën 6 vjeçare, ndërsa nëna ka qenë në dijeni të ngjarjes së rëndë.