Report TV - Zgjedhjet lokale, sot heshtje në Dibër nesër sfida në kutitë e votimit

2016-09-27 1

Beteja mes Muharrem Ramës dhe Sherefedin Shehut zhvillohet në heshtje që prej sekondave të para të ditës së sotme deri në mesnatë. Zyrtarisht dhe ligjërisht dy shtabeve elektorale nuk ju lejohet të bëjnë fushatë, të paktën publikisht, teksa verdikti i qytetarëve dibranë do të vendoset nesër në kutitë e votimit.

Këtë të diel dibranët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre një vit pas zhgënjimit me Shukri Xhelilin, i cili humbi mandatin pas përfshirjes në një skandal seksual në këmbim të një vendi pune.