Një 5-vjeçare ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në katin e tretë të një pallati.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në zonën e ?Unazës së Re?, tek rruga "Aleksandri i Madh" në kryeqytet. Mësohet se vogëlushja ka rënë nga ballkoni nga pakujdesia dhe ngjarja është aksidentale.
E mitura me iniciale H.B. është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dëshmitarëve fëmija ka rënë sipër një tende të një biznesi.
Rënia sipër tendës i ka shpëtuar jetën vogëlushes, e cila ra nga kati i tretë. 5-vjeçarja ndodhet në reanimacion nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ky është rasti i dytë në pak kohë, pasi pak ditë më parë një 13-vjeçar nga Egjipti humbi jetën pasi ra nga kati i 9 i një pallati te ish-fusha e aviacionit.
13-vjecari egjiptian jetonte prej vitesh me familjen e tij në Tiranë. Ai ra nga ballkoni teksa luante me celularin e tij.