Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar këtë të premte një legjislacion, i cili u lejon familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite në gjykatat amerikane, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të 15 të ngjarjes që u shoqërua me afro 3.000 viktima. Legjislacioni kaloi unanimisht, një votim që u duartrokit mes brohorimave të shumta.