Ora News – Shtyhet “Falimenti”! Kritika nga gjykata dhe prokuroria

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Draftligji i falimentit vijon të marrë kritika për problemet që krijon nëse nis të zbatohet.
Të ftuar për mendim në komisionin e ligjeve një përfaqësi gjyqtarësh dhe prokurorësh kërkuan më shumë kohë për shqyrtim pasi mendojnë se projekti ka disa probleme qe lidhen me përplasjen e dispozitave ligjore që parashikojnë kundravajtjet administrative dhe ato penale.
Arben Guri, përfaqësuesi i Prokurorisë: Të njëjtat shkelje që parashikon si shkelje penale dhe për të cilat gjyqtari ka kompetencë t?ia dërgojë prokurorisë për të filluar hetimet, janë parashikuar edhe si kundërvajtje penale neni 207.
Ndërkohë gjyqtarët të cilët ligji i falimentit do të mbërrijë për zbatim në rastet e kompanive që janë debitorë ndaj bankave thonë se nuk kane kapacitete.
Marinela Osmani, Gjykata e Tiranës: Ne na shqetëson është fakti i afateve që janë caktuar në lidhje me vendimmarrjen e gjykatës, e cila nuk është vetëm gjykatë falimenti, por gjykon edhe çështje të tjera civile, qoftë masa e sigurive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-falimenti-kritika-nga-gjykata-dhe-prokuroria/

Free Traffic Exchange