Report TV - Vjelja e kolateraleve nga bankat sistemi gjyqësor shpreh rezerva

2016-09-27 1

Pas anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, kanë qenë Gjyqtarët ata që kanë shprehur rezerva ndaj ndryshimeve ligjore që propozohen për të lehtësuar ekzekutimin e kolateraleve të kreditorëve të këqinj nga ana e bankave.

Të ftuar në këtë komision për të dhënë opinionin e tyre për ligjin mbi falimentin, përfaqësuesit e prokurorisë dhe të gjykatave, kanë kundërshtuar disa nga ndryshimet e propozuara. Eksperti juridik Engert Topi, u shpreh kundra ndryshimit që i heq të drejtën kreditorëve të ngrenë padi për rishikimin e vlerës së pasurive të tyre në ccastin kur falimentojnë.

Kuvendi po merr në shqyrtim ndryshimin e disa ligjeve të propozuara për të lehtësuar bankat në procedurat e vjeljes së kredive me probleme. Disa prej ndryshimeve janë konsideruar si mjaft favorizuese për bankat nga ana e palëve të interesit por dhe nga vetë Komisioni i Ligjeve.