Report TV - Skandali në BSH, Ish-inspektorja: Guvernatori s'ngriti komitet auditimi

2016-09-27 3

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë mund të parandalohej dhe konstatohej me kohë nesë do të kish funksionuar komiteti i audititimi.

Ka qenë ish-inspektorja e Bankës në periudhën 2006-2011 Teuta Baleta, dëshmitare në procesin ndaj Elivar Golemit pasardhëses së saj,e cila ka hedhur dritë mbi një fakt të panjohur deri më tani si për publikun dhe për organin e akuzës.

Sipas dëshmisë së Baletës ky institucion nuk është ngritur dhe s'ka funksionuar asnjëherë në Bankën e Shqipërisë dhe pse ishte një kërkesë e fondit momentary ndërkombëtar.

Baleta po ashtu deklaroi se sa herë që konstatonte një parregullsi vendoste në dijeni këshillin mbikqyrës dhe guvernatorin por dhe pse duhet të reagonin ata skanë marrë asnjëherë parasysh rekomandimet e saj në rolin e inspektorit të përgjitshëm përgjatë 5 viteve.

Këtë dëshmi Teuta Baleta e bëri në seancën e kësaj të premte në procesin ndaj Ish Inspektores Elivar Golemi e cila është nën akuzë për shpërdorim detyre.

Në këtë seancë do të administrohej dhe dëshmia e Ardian Bitraj por për shkak të mos funksionimit audio në sallën ku qëndrojn të pandehurit kjo dëshmi u shty, ndërsa gjykata urdhëroi të rinjoftohet për tu pyetur si dëshmitare ish anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi.

Free Traffic Exchange