Në përfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet në e pjesshmë në bashkinë e Dibrës, koalicioni i vëzhguesve vendore pas monitorimit të këtij proces ka dalë në konkluzionet përkatëse.
Gerta Meta në një deklaratë për mediat tha se fushata ka qenë e ngarkuar me akuza politike por nuk ka pasur reagime nga institucionet zyrtare.
Ndërkaq thuhet se edhe në rastin kur një subjekt ka ngritur padi këtë e ka bërë vetëm duke u mbështetur në indicie dhe jo në fakte.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendore bën rekomandimet përkatëse për respektimin e ligjit nga partitë politike dhe institucionet që merren me administrimin e procesit zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Dibër.