Report TV - Bashkia dhe UKT, investim në rrjetin e ri të ujësjellësit që furnizon Tiranën

2016-09-27 1

Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur zbatimin e një tjetër projekti të rëndësishëm, i cili synon zëvendësimin e të gjithë tubacionit të vjetëruar me qëllim shmangien e humbjeve të ujit në rrjet, si dhe furnizimin e qytetarëve me një cilësi dhe standard më të mirë. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërhyrja në zëvendësimin e gjithë tubacionit kryesor nga rruga ?Todi Shkurti? deri te Pedonalja para selisë së Parlamentit, segment ky që ka shfaqur gjithmonë problematikë në rrjedhjen e ujit në rrugë. Punimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës për të garantuar përfundimin e tyre sa më shpejt, në mënyrë që të evitohen pengesat e ndryshme për trafikun dhe furnizimin e qytetarëve me ujë.

Punimet u ndoqën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Besnik Bare dhe drejtori i UKT-së, Redi Molla. Pasi u njoh me detajet e projektit dhe punën që po realizohet, Veliaj theksoi angazhimin e përditshëm të bashkisë për të bërë investime që sjellin përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të jetesës, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për problemet që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.