Deputetja e PS, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Dibër, ku u dhunua administratori i njesisë Tomin. Sipas saj Nuri Meda është dhunuar nga një grup i PD që shpërndante lekë për të blerë votat. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Gjylameti deklaroi se Flamur Noka po tenton të shkatëroje zgjedhjet. Gjylameti tha se Noka dhe ish-drejtues të policisë i bëjnë presion qytetarëve.
"Deputete të PD të kryesuar nga flamur noka tentojnë të shkatërrojnë klimën e mirë të zgjedhjeve duke shkaktuar incidente. Noka merr në telefon dhe bën presion administratës dhe qytetarëve. Noka shoqërohet nga ish-drejtues të policisë. Nuri Meda është dhunuar nga një grup që po shpërndante leke për blerjen e votove.
Personat që dhunuan administratorin janë strehuar në shtabin e Pd. Do të ketë një denoncim në prokurori për të gjithë personat e implikuar. PS ka nisur denoncimin.
Do bëjmë padi ndaj gjithë drejtestesve të fushatës së PD të përfshirë në dhunimin. Pd po shikon që ka humbur terrenin në dibër. Pd sjell njerëz të importuar në dibër, fitorja e ps e sigurtë. I bëjmë thirrje pd të mos demtojë klimen e zgjedhjeve në Dibër", deklaroi Gjylameti