?Jeta është një fletë e bardhë, çfarëdo që të shkruash në krye të fletës,do të bëhet realitet.
?Është kjo një filozofi indiane e stërholluar dhe më tutje në libra të ndryshëm si ?Sekreti? që Jozefina Topalli ka vendosur të ndjekë.
Pikërisht në krye të fletës së ish-kryeparlamentares , gjatë seancës plenare të së enjtes qëndron e shkruar dëshira e saj më e madhe, largimi nga pushteti I kryeministrit Rama.
?Viti i fundit i Ramës? kishte shkruar deputetja disa herë në fletë, teksa replikonte ashpër me objektin e ?magjisë? së saj, Edi Ramën.
Ndërkaq séance ka pasur dhe momente të tjera pikante si indiferentizmi i një ligjvënësi për debatet dhe përqendrimi në edicionet e lajmeve të një televizioni sportiv.
Megjithatë në fund të seancës së gjatë , kryeministri Rama u ka rrahur shpatullat disa prej tyre, përfshirë dhe ministrit më të ri të LSI,Sokol Dervishaj.