Seanca plenare e ditës së sotme është dominuar nga debati për maturantët që nuk fituan të drejtën e studimit në fazën e parë të konkurrimit. Në radhët e maturantëve është krijuar kaos informacioni ndërkohë që kjo thellohet edhe nga mbështetja që opozita i bën kësaj çështjeje.
Rama në replikat e tij ndaj Topallit ka sqaruar disa herë se kjo është vetëm faza e parë e përzgjedhjes dhe se askush nga maturantët që e meriton nuk do të mbetet pa të drejtë studimi deri në fund të procesit.
Kreu i Qeverisë tha se protesta e maturantëve që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, në disa raste është e nxitur nga ish-drejtorë të arsimit të ndëshkuar për korrupsion. Rama i cilësoi politike akuzat e PD, pasi asnjë rektor nuk ka dalë kundër skemës së pranimit në universitete.