Report TV - Rruga e Kombit, Ministria kundër vendimit të APP për fituesin

2016-09-27 0

Duket se nuk është thënë ende fjala e fundit për fituesin e koncesionit të rrugës së Kombit. Vetëm një ditë pasi Komisioni i Prokurimeve Publike njohu fitues të tenderit të rrugës së Kombit një grup shqiptar, Ministria e Transporteve e ka ankimuar këtë vendim, duke kërkuar që koncesioni t?i rikthehet kompanisë turke ?Vendeka Bilgi?.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Transporteve thanë për Report TV se i janë drejtuar zyrtarisht KPP të rishikojnë vendimin. Në kërkesë institucioni argumenton që së pari grupi shqiptar nuk ka respektuar afatet e ankimimit, dhe së dyti, në vendim nuk është marrë parasysh opinioni i vetë Ministrisë së Transporteve dhe IFC, konsulenti ndërkombëtar që ka ndihmuar në këtë procedurë.