Gabriel Garko tashmë është miqësuar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Thotë se i sheh gjërat më realisht, duke njohur gradualisht edhe kulturën e vendit tonë. Roli i Bujarit në filmin hollivudian ?Lazarat Burnings? që pritet të shfaqet në 2017-ën e intrigon më shumë edhe pse nuk e njeh aq shuam vendin tonë.
Pikërisht ai vjen shpesh në Shqipëri për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati që do ta luaj në filmin hollivudian. Personazhi i tij mban emrin Bujar, dhe është një djalë që babai i është qëlluar gjatë mosmarrëveshjeve me biznesin e drogës, dhe nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash.
Gabriel Garko ishte i pranishëm këtë të enjte në një konferencë për median në Hotel Tirana së bashku me producentët e aktoret e ?Mercury Films?, Issa Zaroui, Marco Balsamo e të tjerë, në një intervistë për Report TV, Garko Zbulon një pjesë të rolit dhe flet për marrëdhëniet me Shqipërinë