Report TV - Hahn: Presim nga Shqipëria të dënohen ‘peshqit’ e mëdhenj

2016-09-27 0

Pas përfundimit të takimit në Këshillin e Asociim Stabilizimit në Bruksel, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini ka dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin ku tha se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin, por pas miratimit tani është koha që të nisë zbatimi i saj.

Ajo ka vlerësuar hapat pozitivë që ka bërë Shqipëria, por Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johanes Hahn ka thënë se duhet të kapen ?Peshqit e mëdhenj? për të çuar përpara vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo thirrje vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu që të inkriminuarit të mos tentojnë që të futen në politikë, pasi do të përfundojnë në burg.

?Dua të them se këshilli vitin e shkuar deklaroi se do të keni dhe deklaratën, ai nënvizoi se reforma në gjyqësor është kyç për të ecur para në procesin e integrimit. Teksa ndajmë këtë fakt jetik, gurëthemel për integrimin, ne e mirëpresim që procesi ka nisur dhe kjo wshtë e qartë. Nuk mund të paragjykoj vendimet e këshillit, por duke qenë se reforma është jetike dhe ajo ka nisur, duke adresuar parlamentit në pranverë, kur çështja ishte objekt i mosmarrëveshjeve ndonëse ishte prioritet për popullin, të gjithë palët treguan në fund të ditës zgjuarsinë e vendosmërinë për tu angazhuar me një proces të tillë si të përgjegjshëm. Reforma duhet të zbatohet, nëse shikojmë këtë nivel vendosmërie, mendoj se do vijojmë në një rrugë shumë pozitive që kemi përjetuar gjatë këtyre muajve të fundit? tha Federika Mogherini.