Ora News – “Lazarat burning”, projekti hollivudian në Shqipëri

2016-09-27 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një projekt i madh Hollivudian pritet të vijë në Shqipërinë. Filmi ?Lazarat Burning? xhirimet e të cilit do të zhvillohen në vendin tonë, do të shfaqë një Shqipëri me histori reale. Aktori italian, Gabriel Garko, që ka edhe rolin kryesor në film, do të interpretojë personazhin Bujar nga fshati Lazarat, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij në biznesin e narkotikëve. Filmi nuk ka nisur ende xhirimet, ndërsa pritet të shfaqë premierën e tij në muajin gusht të 2017.
?Lazarat Burning? është projekti i madh Hollywood-ian që do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e botës.
Kompania filmike ?Mercury Films? dhe Drejtori amerikan William Kaufmann ka përzgjedhur një kast të shquar aktorësh ndërkombëtarë, si dhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar për të shfaqur në këtë film një Shqipëri pozitive dhe larg hiperbolizimeve.
Producenti amerikan, tashmë një mik i shqiptarëve Isa Zaroui pohoi se parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik në Shqipëri, xhirimet e të cilit do të zhvillohen në të gjithë vendin.
Aktori italian, Gabiel Garko, që ka edhe rolin kryesor në film, do të interpretojë personazhin Bujar nga fshati Lazarat, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pasi u rrënuan ekonomikisht nga skemat piramidale të fillim viteve ?90 në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/lazarat-burning-projekti-hollivudian-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange