Ora News – Misteri i vdekjes së Pëllumb Marnikollaj, familjarët kërkojnë drejtësi

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur ka kaluar rreth një muaj nga vdekja e shqiptarit, Pëllumb Marnikollaj në një rajon policie në Greqi, familjarët e tij kërkojnë të zbardhet e vërteta.
Të mbështetur dhe miq të tyre dhe viktimës, ata protestuan sot para Ambasadës greke, duke bllokuar për disa minuta rrugën.
?Autorët të vendosen para drejtësisë. Vdiq nga dhuna e ushtruar nga autoritetet greke. Ky është krim shtetëror, të zbardhet e vërteta? thanë ata.
Ata thonë se ka pamje për vrasjen e tij.
?Duam ndërhyrjen edhe të autoriteteve shqiptare për të zbardhur të vërteten. Presim të dalë edhe rezultati i raporti i ekpertizës për të percaktuar shkaqet e vdekjes. Për vrasjen e tij ka edhe pamje?.
Pëllumb Marnikollaj 29-vjeç, humbi jetën në fillim të muajit gusht në Greqi në rrethana të paqarta.
Vdekja e shqiptarit u mbajt e fshehur për 10 ditë në Greqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-e-shqiptarit-familjaret-proteste-te-ambasada-greke/