Report TV - Mehmetaj: MAS të reflektojë shqetësimi i maturantëve qëndron

2016-09-27 1

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në një deklaratë për mediat pas protestave të maturantëve për problematikën e krijuar për shpalljen e fituesve në universitete.

LSI deklaron se reforma në arsim ka krijuar problematika për pranimin e studentëve në Universitet.

Sipas deputetes së LSI, shqetësimi i maturantëve është i justifikuar. Ajo i kërkon ministrisë së Arsimit që të jetë bashkëpunuese dhe të reflektojë për situatën e krijuar.

Deputetja e LSI deklaron se maturantët duhet të ishin njohur më herët me ndryshimet dhe MAS duhet të koordinohet me Universitetet.

"Shqetësimi i maturantëve është i justifikuar. Kemi identifikuar disa probleme, kerkojme reflektim nga MAS. Të mos krijohet konfuzion me maturantët. Maturantët duhet te ishin njohur për ndryshimet më herët. Mas duhet të koordinohet me universitetet. Ka një moskoordinim të ministrisë. Ndryshimet në ligjin e arsimit të larte nuk duhet të bëheshin tani. Kriteret e pranimit të deklaroheshin që në fillim të shkollës. Mas të vazhdojë punën dhe të jetë pranë gjimnazistëve, procedurat të jenë të hapura dhe transparente", deklaroi Mehmetaj.