Ora News – Vlorë, asnjë ndërhyrje prej vitesh në 2 km rrugë të plazhit

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vlorë rruga me gjatësi 2 km që të çon në plazhin e vjetër dhe në Zvërnec, është bërë thuajse e pakalueshme. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është e tillë prej vitesh dhe pavarësisht ankesave të tyre të vazhdueshme asnjë masë nuk është marrë.
Veç akseve në rikonstruksion, qarkullimi në qytetin bregdetar vështirësohet edhe më shumë nga segmentet ku prej vitesh nuk ndërhyhet.
E ndodhur pak metra larg qendrës së Vlorës, aksi që të çon drejt plazhit të vjetër dhe Zvërnecit, është kthyer në një gangrenë për banorët e zonës, por dhe automjetet.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës, një kalimtar përballet me gropa të mbushura me ujë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asnje-nderhyrje-prej-vitesh-ne-2-km-rruge-te-plazhit/

Free Traffic Exchange