Ora News - Replika e Braçes: Al Kapone shqiptar Emiljano Shullazi, Berisha e perdori

2016-09-27 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas tij deputeti Erjon Braçe replikoi me Berishën duke e akuzuar si mashtrues dhe se ishte ai vetë (Berisha) i cili kishte mbrojtur Al Kaponen, të cilin sipas Braçes, Donald Lu i ishte referuar Emiljano Shullazit
Berisha duhet ta citojë fjalë për fjalë ambasadorin. Ambasadori solli në vëmendje faktin se një bandit i këtij vendi ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal për vite të tëra në territorin e republikës së Shqipërisë dhe është arrestuar kohët e fundit. Një pyetje kam për kryeministrin që nuk paska pasur lidhje me Al Kaponen? Si ka mundësi që në 8 vite ky njeri nuk u dënua asnjëherë. Siç konfirmohet nga deklarata e djeshme aktiviteti kriminal ka qenë i shtrirë në këto vite . Si ka mundësi që ky kryeministri (ka fjalën për Sali Berishën antikrim e antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar vetëm këtë nuk e arrestoi por e përdori. Unë mbaj mend zgjedhjet e 2011 në Tiranë e e kam pasur përballë. Prandaj Berisha nuk meriton as të përmendet, as ti telefonohet as ti besohet sepse është i pandershëm është i padrejtë dhe mashtrues


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/berisha-i-tregon-al-caponen-shqiptare-donald-lu-e-ke-kryeminister/