Pas përfundimit të takimit në Këshillin e Asociim Stabilizimit në Bruksel, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini ka dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin ku tha se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin, por pas miratimit tani është koha që të nisë zbatimi i saj.
Kjo thirrje vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu që të inkriminuarit të mos tentojnë që të futen në politikë, pasi do të përfundojnë në burg.
Komisioneri Johannes Hahn tha se, ?Për korrupsionin, reforma në gjyqësor është baza prandaj nuk ka të bëjë me plotësimin në letër, por duhet zbatim. Tani presim të ketë veprime deçizive për të pasur të dhëna konkrete për investigime. Policia është e mirë, por ka probleme në gjyqësor. Kam besim se këto gjëra do largohen dhe do ketë procedime e dënime. Kemi parë disa gjyqe e vendime, por kanë qenë për çështje mesatare ose të vogla, pres ?peshq? të mëdhenj. Kjo është një arritje e madhe, ky është një fenomen i Shqipërisë e i rajonit. Por për Shqipërinë duhet të shohim sesi reforma në gjyqësor vendoset në praktikë. Kjo reformë gjyqësore është një arritje e pabesueshme por e rëndësishme që të kuptojmë se qëllimi është që të afrohemi me BE dhe ti shërbejmë qytetarëve. Më shumës e 95% e shqiptarëve kanë kërkuar këtë reformë. Ne mund të arrijmë më shumë së bashku, në interes të qytetarëve shqiptarë. Duhet të kuptohet se reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjeve të rëndësishme janë hapi i parë, por tani bëhet fjalë për zbatimin e saj. Ne do ndjekim mënyrën e zbatimit të saj. Fryma e korrikut, duhet të vendoret tek zbatimi i saj. Ne do mbështesim këtë frymë duke i dhënë përgëzimet e rekomandimet për të arritur këto qëllime që s?janë të lidhur veç me reformën por edhe me prioritetet kyçe.?.