Report TV - Meta: Rrezik terrorizmi, lëvizjet ksenofobe kërcënojnë integrimin

2016-09-27 0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë: ?Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore? ka thënë se kriza migratore rrezikohet nga terrorizmi dhe lëvizjet ksenofobe të cilat vënë në rrezik edhe integrimin.

Kreu i Kuvendit ka shtuar po ashtu, se Shqipëria, sa i përket çështjes së emigrantëve, ka qenë për dyer të hapura, por ehde për shtim të kontrolleve, pasi në radhët e emigrantëve mund të përfshihen edhe element të terrorizmit.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se duhet të mbështeten fuqishëm të drejtat enjeriut si tek emigrantët ashtu edhe tek qytetarët e vendeve pritëse.

?Kjo krizë e paprecedentë në hapësirën e Mesdheut ka krijuar situatë të rëndë për terrorizimin. Kryefjalë mbetet mbrojtja e të drejtave të njeriut. Shqipëria do të japë kontributin e vet për çështjen e emigrantëve. Çdo shtet duhet të ofrojë ndihmë humanitare. Roli në këtë situatë krize mbetet i pazëvendësueshëm dhe garant. Vendi ynë nuk beson në ngritjen e mureve, por ndarja e përgjegjësive mes vendeve të origjinës, tranzititit e migracionit. Duhet të jemi realistë që rreziku nga kriza migratore e pakontrolluar është depërtimi i elementëve terroristë. Janë rritur lëvizjet ksenofobe që mund të vënë në rrezik procesin e integrimit. Duhet të garantohet identiteti njerëzor. Përballemi me sfidën e të drejtave të qytetarëve të vendeve, duhet shmangur erozioni i parimeve themelore. Politika të zbatojë detyrime e standarde për të drejtat e njeriut? tha ai.