Maturanti me mesatare 9 nuk fiton asnjë degë në Universitet: Universiteti të heqë kriteret

2016-09-27 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maturanti: Jam me mesatare 9, nuk jam shpallur fitues në asnjë degë. Preferenca e parë ishte juridiku. Ky penalizim ka ardhur sepse ne nuk kemi pasur infpormacion për lëndët që duhet të bënim me zgjedhje në gjimnaz. Lëndët sociale janë zeruar. Kriteret e fakulteteve kanë dalë në qershor, pasi ne jo i kishim bërë zgjedhjet, por ishim gati të jepnim provimet e maturës. Unë nuk kam asnjë mundësi as në raundin e dytë, isha i 1900 me mesatare. Në raundin e dytë sado veta që të kalojnë, unë prapë nuk dal. Duhet të hiqet kriteri i Universitetit, mua më është zeruar lënda me zgjedhje.Çfarëdo që të ndodhë unë nuk dal fitues. Dhe pse dje Sekretari i Përgjithshëm i MAS po thoshte që mesatarja më e vogël e kapjes së juridikut ishte 8, ishte po prapë gënjeshtër. Kishte dhe me 7.6. Unë me 9 nuk arrita të kap gjë. Do vazhdoj protestat deri sa të ndërrohen kriteret e Universitetit, të paktën të Shkencave Sociale.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/maturantet-serish-proteste-sot-para-kuvendit/

Free Traffic Exchange