Report TV - Ndryshon fituesi i koncesionit të Rrugës së Kombit,rrëzohet grupi turk

2016-09-27 0

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të rrezojë vendimin që i jepte grupit turk ?Vendeka Bilgi? koncesionin e Rrugës së Kombit.

Fitues zyrtar tashmë është grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë ?Kastrati? dhe ?Salillari?, i cili u rendit në vendin e dytë në tender. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, si dhe Ministria e Transporteve.

Vendimi i KPP erdhi pasi konsorciumi shqiptar ankimoi për parregullsi rezultatin e tenderit. Sipas animimit, grupi turk nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në kontratën koncesionare.