Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me gratë dibrane. Zoti Shehu ka vlerësuar sakrificën e grave dibrane për të përballuar situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki.
Sherefedin Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.
"Bashkia ka disa mundësi dhe ato mundësi do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat", u shpreh Sherefedin Shehu.