Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel partive politike të dërgojnë komisionerët e qendrave të votimit për tu trajnuar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 11 shtatorit për bashkinë e Dibrës.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se partitë politike duhet të respketojnë ligjin në këtë drejtim .
Ndërkaq Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, tashmë ka gati 236 kuti me fletët e votimit dhe materialet zgjedhore, të cilat do të nisen këtë të enjte drejt Dibrës.
Mbi 57 mijë zgjedhës mund ti drejtohen kutive të votimit këtë të dielë në 118 qendra votimi për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.