Report TV - Rama i kthehet synimit të vjetër: Do rindërtojmë Teatrin Kombëtar

2016-09-27 1

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur sot në aktivitetin për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale Teatrale, nga ish-Instituti Meteorologjik i është rikthyer projektit të shumë viteve më parë, ku ka thënë se qeveria do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar.

Sipas Ramës kjo do të arrihet falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës dhe disa faktorë të tjerë.

?Rindërtimi i teatrit do të bëhet me standarde evropiane. Teatri do pajiset me të gjitha instrumentat. U pengua rindërtimi i tij, por ne do bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës dhe faktorë të tjerë për të pasur një teatër me standarde bashkëkohore. Ka njerëz që me dashje ose jo e harrojnë vlerën që kanë këto investime, por aty ku nuk ka teatër, muze, stadium e jetë kulturore e sociale nuk ka as bukë. Është koha për të rindërtuar edhe Teatrin Kombëtar, që është në një vend kyç, është mirë që të mbetet aty, por duke u zhveshur nga paragjykimet e të shkuarës, që e penguan ndërtimin e tij me kohë e me vak. Ëndrra për të pasur më në fund një tetar me të gjitha parametrat me standarde bashkëkohore do të bëhet realitet.? tha Rama.