Fluturimet drejt Italisë rikthehen në qendër të vemendjes pas problemeve të shumta nga kompania ?Blue Panorama? që operon disa nga destinacionet drejt shtetit fqinj. Kjo kompani prej dy vitesh mbulon fluturimet nga Rinasi drejt Italisë pas falimentimit të kompanive ?Albanian Airlines? dhe ?Bell Air?, por vetëm në fund të muajit gusht aeroplanët e Blue Panorama kryen dy ulje të detyruar në aeroportin Nënë Tereza.