Report TV - Plas “bomba Kokëdhima’ në PS, Vlora kundër ish-deputetit

2016-09-27 1

Sikundër marrëdhëniet e tij me Edi Ramën, edhe marrëdhëniet e Koço Kokëdhimës me strukturat e PS-së në jug të vendit janë degraduar. Mbledhja e djeshme e shtabit drejtues të Partisë Socialiste në Vlorë ka prodhuar një incident që dëshmon konfliktin e bazës ndaj tij.

Teksa kryetari i degës, Anduel Tahiraj i ka dhënë fjalën Kokëdhimës, ka thënë: ?Mirëpresim deputetin Kokëdhima!?. Kaq ka mjaftuar që kryetari i FRESSH-it në Vlorë, Klajdi Myzaferaj, të revoltohet dhe së bashku më një grup të rinjsh të forumit është larguar në mënyrë demonstrative. ?Ti vazhdo me deputetin tënd, ne do të vazhdojmë me Partinë Socialiste?,-ka thënë Myzaferaj.