Familjet, individët, të rinjtë që dalin nga burgu, të moshuarit e braktisur etj., të cilët nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t?i sigurojnë ato me punë, do të ushqehen nga shteti, do strehohen, do të marrin shërbime për higjienën personale, për kujdesin shëndetësor, për kalimin e kohës së lirë etj. Kështu parashikon projektligji i propozuar nga qeveria për shërbimin e kujdesit shoqëror në Shqipëri.