Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për 12 vjetorin e krijimit kësaj radhe, LSI zgjodhi ta festojë ndryshe, ne terren me komunitetin dhe duke prekur çështjet sociale.
Kryetari Ilir Meta ishte në Farkë të Vogel ku ka një kontribut të lëvizjes rinore për integrim gjatë rikonstruksionit.
Meta: Unë zgjodha këtë shkollë në Farkë. Vura në lëvizje mekanizimin më të shkëlqyer që ne kemi për solidaritet dhe përgjegjësi sociale, Lëvizjen Rinore për Integrim. Besoj se kjo punë që ka nisur prej disa ditësh dhe që do të përfundojë derisa fëmijët e këtij komuniteti të vijnë në këtë shkollë, por tashmë me kushte shumë më të mira, për mirëedukimin e tyre, të përfundojë me sukses.
Ky është një kontribut sado modest në përgjithësi për të ndryshuar vendin, por mbi të gjitha për të ndryshuar një mendësi shkatërrimtare, e cila ka të bëjë me atë frymë edhe njëherë individualiste që askush nuk kërkon të marrë një iniciativë për të ndryshuar diçka. Mendoj se LSI ka treguar me vepra që është një forcë politike e veçantë, e cila nuk krijon probleme, por zgjidh probleme.
Vëmendja e medias shkon edhe për ndryshimet ne qeveri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-roli-yne-i-rendesishem-zgjidh-problemet/