Rinisja për luajtjen e 15 minutave të mbetura në Shkodër ishte shumë e vështirë për Shqipërinë, pasi ishte në presion dhe nëse do të linte pikë do të ishte fatale.
Një gjë të tillë e pohon edhe kapiteni kuqezi, Ansi Agolli që shprehet se ekipi i rënduar psikologjikisht për minutat e mbetura të ndeshjes.
?Ky është futbolli dhe falë Zotit fituam. Ndeshjen e nisëm mirë dje, por pësuam dhe gjithçka u ndërlikua, por sot arritëm që të shënonim dhe të merrnim pikët e plota.
Gjithmonë kemi dhënë zemrën në fushë, nisja me fitore e eliminatoreve është një hap pozitiv për të vazhduar më tej rrugëtimin.
Shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të marrim maksimumin në fushë?.
Odise Roshi e shikon Shqipërinë një ekip të madh, kur shprehet se ekipet e vogla të hapin shumë punë, duke iu referuar Maqedonisë.
Ndërsa Jahmir Hyka deklaron se fitorja ishte e merituar plotësisht.