Ora News – Rrugët, deputetët i kërkojnë llogari Ahmetajt për vonesat në punime

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në komisionin e Ekonomisë paraditen e sotme, deputetë socialistë kërkuan nga Ministri Ahmetaj perfundimin e veprave te rëndësishme infrastrukturore duke kërkuar që për vonesat e deritanishme përgjegjësit të japin llogari.Pensionistët por edhe punonjësit e administratës pritet që të përfitojnë rritje të pensioneve dhe pagave gjatë vitit të ardhshëm. Pas kryeministrit Edi Rama garancia vjen edhe nga Ministri i Finanacave i cili në diskutimin për rishikimin e buxhetit paralajmëroi se do të ketë lajme të mira në këtë drejtim.
Tirane- Gjatë vitit të ardhshëm punonjësit e administratës por edhe pensionistët pritet të përfitojnë rritje të pagave dhe pensioneve. Ministri Arben Ahmetaj tha se për këto kategori viti i ardhshëm rezervon lajme te mira.
Arben Ahmetaj: ?Vetëm me ndryshimin e regjimit fiskal, taksën progresive iu rrit paga reale shtresës së mesme kryesisht. Lajme të mira do të vijnë edhe për pagat, duroni.
Deputetët e maxhorancës ngritën një sërë shqetësimesh në lidhje me përfundimin e projekteve në infrastrukturë në një kohë kur ministri i Transporteve ka dhënë dorëheqjen dhe kur akuzat e opozitës në këtë drejtim jane shtuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rruget-deputetet-i-kerkojne-llogari-ahmetajt-per-vonesat-ne-punime/

Free Traffic Exchange