Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Si një nga panelistët kryesor të Forumit Strategjik të Bled-it, në krahë të Presidentit të Sllovenisë dhe asaj të Kroacisë, kryeministri Edi Rama nga Sllovenia, ka sjellë në vëmendje qasjen e gabuar që vendet e fuqishme të BE vendosën të përballeshin me krizën e refugjatëve.
Kryeministri ka theksuar se muret për refugjatët, nuk janë zgjidhja, por nevoja për reformimin e BE-së
Rama: Reforma e Bashkimit Evropian është absolutisht e nevojshme, por kur dhe si mund ta bëjmë këtë reformë në këto kushte. Kushte kur kemi parë në mes të krizës së refugjateve, vende si Sllovenia, si Kroacia, të cilët janë anëtare të BE-së, por jo nga vendet më të fuqishme dhe të pasura dhe pastaj Serbia dhe Maqedonia, që nuk janë vende anëtare të BE-së, por që aspirojnë te bëhen, të cilat u sollën shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më evropiane sesa disa vende shumë më të pasura evropiane dhe që mendojnë se çdo gjë varet nga gjeografia dhe që për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, Sllovenia, Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Kroacia , Greqia sidomos, duhet t?i marrin të gjithë, dhe për shkak të vendndodhjes gjeografike, vende të pasura disa të thonë ?jo?. Ku janë vlerat evropiane këtu? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Dhe ata mendojnë në mënyrë të gabuar se duke i mbajtur jashtë kufijve të tyre, nuk do të preken. E kundërta është e vërtetë. ?
Kryeministri Rama tha gjithashtu se zërat që propozojnë braktisjen e projektit të BE, kanë mungesë vizioni. Sipas tij, askush nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt në shtëpi i vetëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-shqiperia-nuk-ka-nevoje-per-referendum-per-tiu-bashkuar-be/