Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ për ndryshimin e Buxhetit të këtij viti. Akti u paraqit në Komision nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas të cilit nuk preken të ardhurat tatimore e doganore, por rialokohen një sasi fondesh kryesisht për përmirësimin e performancës së projekteve rrugorë.
Problemet e projekteve rrugore u kthyen në objekt diskutimesh mes Ahmetajt dhe kreut të komisionit Erion Braçe. Ky i fundit kërkoi të dinte përse projektet e rëndësishme rrugore ai i Unazës së Tiranës, apo By Pass-i i Fierit, zvarriten me vite si dhe përse krijon detyrime të prapambetura.
Akti normativ që parashikon rialokimin e rreth 10 miliardë lekeve, u miratua vetëm me votat e të majtëve. Liliana Elmazi, e vetmja përfaqësues e së djathtës e pranishme në Komision akuzoi se prej tre vitesh Qeveria nuk rrit pensionet, pagat e as ndihmën për shtresat në nevojë.