Një ditë pas shpalljes së listës së fituesve në disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, rektori i UT-së në një konferencë për shtyp ka thënë sot se lista përfundimtare e fituesve në fakultetet e këtij universiteti do të dalë më 11 shtator.
Ai ka shtuar se procedura e regjistrimit të fituesve nis me njohjen e fituesit në faqet zyrtare të fakulteteve, ku janë renditur edhe fituesit sipas pikëve, ku brenda 3 ditëve ai do ketë mundësi që të bëjë ankimim për vlerësimin dhe pas këtij procesi shpallet edhe lista përfundimtare e fituesve nga çdo fakultet.
Konsi ka specifikuar se kandidati fitues, ndonëse mund të jetë listuar në disa fakultete, ai mund të regjistrohet vetëm në njërin prej tyre, ndëkrohë që ka shtuar se ata kandidatë që nuk shpallen fitues me listën e fundit duhet të presin pasi pas datës 20 do të shpallen edhe kuotat e reja.