Report TV - Rregullat e reja të qarkullimit,kreu i trafikut: Ja ç’duhet të dinë prindërit

2016-09-27 10

Rregullat e reja të qarkullimit rrugor që duhet të dijë tashmë çdo drejtues automjeti, janë sqaruar në studion e emisionit ?Rreze Dielli? në Report Tv nga shefi i trafikut Taulant Gjoka.

Gjoka ka thënë se masat administrative të reja që pritet të vendosen për të gjithë shkelësit pas datës 10 shtator duhet të ndiqen me rigorozitet nga ana e shoferëve, pasi në të kundërtën do të ketë penalizime.

Lidhur me fëmijët nën 4-vjeç, Gjoka ka thënë se ata duhet të qëndrojnë në sedijen e pasme me sistemin e fiksimit.

Sa i përket fëmijëve mbi 4-vjeç ai ka thënë se ata duhet të qëndrojnë në sedijen e pasme me rrip sigurimi.