Rriten kreditë e këqija - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-27 0

Të dhënat zyrtare e tregojnë se kreditë e këqija u rritën me 1.5 pikë për qind në korrik duke shënuar nivelin më të lartë që prej një viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 19.96 për qind e totalit që ishin në qershor, huatë me probleme kërcyen në 21.5 për qind një muaj më pas. Ky është niveli më i lartë i kredive të këqija që nga qershori i vitit të kaluar.