Është ndërprerë për shkak të reshjeve të dendura të shiut ndeshja Shqipëri-Maqedoni që po zhvillohet në Shkodër.
Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka ndërprerë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75.
Prej më shumë se 30 minutash qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu dhe vetëtima.
Tifozët janë larguar të gjithë nga stadiumi, ndërsa pritet që në vijim të vendosët për fatin e ndeshjes nëse do të vazhdohet apo jo sonte.
Tashmë pritet vendimi i arbitrit turk Gocek për ndeshjen, ndërsa tapeti është rënduar nga reshjet e shiut duke bërë të vështirë vazhdimin e ndeshjes.
Lojtari kuqezi Roshi doli për disa sekonda nga dhomat e zhveshjes për të parë gjendjen e fushës.
Stuhia ka dëmtuar edhe tabelat anësore të stadiumit në Shkodër.