Shqipëria do të luajë sonte, ora 20:45, në ?Loro Boriçi?, ndeshjen e 9-të ndaj Maqedonisë. Por, kjo e radhës do të jetë e para zyrtare, kualifikuese për botërorin ?Rusi 2018?.
Ky shihet edhe si një test për kuqezinjtë, të cilet u vlerësuan pozitivisht për performancën në "Euro 2016"
Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, që do të zhvillohet në stadiumin ?Loro Boriçi? të Shkodrës, sonte në 20:45.
Rreth 900 forca policie do të angazhohen në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin "Rusi 2018"
Policia njofton se rrugët kryesore që të çojnë drejt stadiumit nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy krahët.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë në orën 17:00 dhe policia ka kërkuar që të gjithë të pajisen me mjete identifikimi.
Policia do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme fizike, për të mos lejuar futjen e sendeve të paligjshme në stadium. Gjithashtu, policia bën me dije se të gjithë dyqanet dhe lokalet përreth ?Loro Boriçit? do të mbyllen pas orës 15:00.