Report TV - Shkodër atmosferë festive në rrugë para përballjes me Maqedoninë

2016-09-27 0

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, që do të luhet sot në 20:45 në stadiumin ?Loro Boriçi? për eliminatoret e kualifikueseve të botërorit ?Rusi 2018? ka mbushur rrugët e qytetit të Shkodrës me flamuj dhe simbole kombëtare.

?Rruga e Gjere?, nga sheshi i ish-5 Heronjve deri tek stadiumi, është zëne nga flamujt, kapelet dhe fanellat e lojtarëve të kombëtares, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme në qytet.

Një pjesë e tifozëve kuqezinj kanë mbërritur në Shkodër dhe kane nisur festimet në rrugët e qytetit. Për këtë ndeshje të para eliminatore pritet që stadiumi i rikonstruktuar ?Loro Borici? të jetë i tejmbushur me tifozë.

Free Traffic Exchange