Partia demokratike denoncon 6 hektarë parcela të mbjellë me hashash. Sipas kreut të departamentit të sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj, kryeministri dhe ministri i Brendshëm heshtin.
Alibeaj tha se këto parcela që janë vetëm dy kilometra larg nga aeroporti i Rinasit janë të paprekshme pasi sipas tij janë të të zgjedhurit të Ramës, kryebashkiakut të Krujës.