Report TV - 4 kompani private do mirëmbajnë rrugët kryesore, kosto 128 mln euro

2016-09-27 1

Mirëmbajtja e segmenteve kryesorë të vendit nuk do të bëhet më nga Ministria e Transporteve por nga 4 kompani private. Qeveria do të hapë më 16 shtator tenderin për dhënien me kontratë te 4 kompani private mirëmbajtjen e 1400 kilometrash rrugë.

Programi do të kushtojë 128 milionë euro dhe do financohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadrin e ?Projektit të Bazuar të Rezultatet për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e rrugëve?. Bëhet fjalë për katër kontrata në segmentet Shkodër-Kukës, Dibër-Tiranë, Fier-Elbasan-Korçë, dhe Vlorë-Gjirokastër.