Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata zgjedhore për të marrë drejtimin e bashkisë Dibër sa vjen e bëhet më e fortë. PD përmes një njoftimi për shtyp informoi se rreth 200 socialistë dibranë kishin vendosur ti bashkohen sot PD. Vendimi, sipas saj, ishte bërë i ditur në një takim të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Por pak orë më pas shtabi elektoral i kandidatit socialist, Muharrem Rama e hodhi poshtë, duke e quajtur shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës, me synim dezinformimin e qytetarëve pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Shtatorit.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/surpriza-ne-diber-200-socialiste-grisin-teserat-e-ps-i-bashkohen-pd/