Premiera e komedisë "Zi e më Zi", vepër e autorit Kristo Floqi, është vënë në skenë një ditë më parë, në skenën e teatrit ?Zihni Sako?, në Gjirokastër.
Komedia e zezë me regji të Klement Konomit, erdhi në skenë përmes lojës së aktorëve Kudret Alikaj, Liljana Ristani, Selijana Kapllani dhe Aleksandër Duri të cilët personifikuan, personazhet e veprës së patriotit shqiptar.
Një vepër shqiptare, që mendohet se është shkruar nga autori në vitin 1920, ka ardhur fundjavën që shkoi para publikut gjirokastrit nën një skenografi brenda një shtëpie karakteristike gjirokastrite dhe përshtatur me një familje vendase.
Ndërkaq që dilemat e vejushës Gal që interpretohet nga aktorja me eksperiencë Liljana Ristani të trajtuara me mjeshtri nga regjisori Klement Konomi, si prezantimi më i ri artistik në teatër, ka bërë që publiku t?i vlerësojë të gjithë ata që punuan për realizimin e veprës teatrore përmes duartrokitjeve.
Kontrasti mes dukjes dhe thelbit, provokon humorin, ndërkohë që edhe loja e trupës profesioniste të Teatrit ?Zihni Sako?, meritoi vlerësime nga spektatorët.
Komedia është sjellë në shtratin zakonor të krahinës së Zagories në Gjirokastër nga ana e regjisorit Konomi nga është edhe ai vetë.