Report TV - Tiranë, bie nga kati i 9, mister vdekja e 13-vjeçarit nga Egjipti

2016-09-27 3

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së dielës, pak para mesnate.

Një 13-vjeçar nga Egjipti ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën.

Jusuf Hussin jetonte me familjen e tij prej vitesh në Tiranë. Sipas të afërmve të viktimës, ngjarja ka qenë aksidentale, duke ngritur alibinë se ai po luante i vetëm në ballkon.

Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-fushën e aviacionit në katin e 9-të në pallatin e njohur si ?Karavan?.

13-vjeçari ka qenë duke luajtur me top në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga katit i 9-të.

Gjatë momentit të aksidentit, 13-vjeçari ishte i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë ngjarjen e rëndë.

Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë vonë për 13-vjeçarin, i cili mësohet se ka humbur jetën menjëherë.

Trupi i 13-vjeçarit është tërhequr nga familjarët të cilët dhe mes dhimbjes dhe lotëve po nisen drejt varrezave.